Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Lajmifundit
/
23 Qershor 2026, 19:20
Aktualitet

Kjo e martë shënon ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë në bulevard, duke u pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë.
Kujtojmë se në ditën e 23-të të saj, grupi organizator publikoi pesë kërkesa, ku kryesoret ishin dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.


