Plas në gjyq, të arrestuarit përleshen brenda GJKKO në kafazin e xhamtë, vranë dhe hodhën në lumë Renis Dobrën

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.
Të pandehurit kanë dhunuar Petrit Çakrajn, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen.
Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.
Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj.
Sipas raportimeve bëhet me dije se të pandehurit kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit, por nuk dihen ende shkaqet.
Incidenti i rëndë ndodhi kur një nga të pandehurit, Petrit Çakraj, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen.
Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra.


