Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person! Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRI)

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në afërsi të një servisi.

Mediat bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Genc Hoxha, ndërsa Policia ka identifikuar she shpallur në kërkim autorin Ivzin Gucia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT