Tiranë/ U kap duke vjedhur një biçikletë, 46-vjeçari dyshohet për 12 raste të tjera

Aktualitet

Tiranë/ U kap duke vjedhur një biçikletë,

Një tjetër rast vjedhjeje është goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacioneve për ndalimin e veprimtarive kriminale që prekin pronën dhe pasurinë e qytetarëve.

Shtetasi F. B., 46 vjeç, është kapur në flagrancë nga efektivët e Komisariatit Nr. 3, duke vjedhur një biçikletë në hyrje të një pallati në rrugën “Kastriotët”. Ai u arrestua menjëherë në vendngjarje.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se i arrestuari dyshohet të jetë autor edhe i 12 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve qershor dhe korrik 2025, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në shumicën e rasteve, objekt vjedhjeje kanë qenë motomjetet elektrike dhe biçikletat e parkuara në ambiente publike apo private.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Komisariateve të Policisë Nr. 3, Nr. 2 dhe Nr. 4, si pjesë e një aksioni të zgjeruar kundër autorëve të përsëritur të vjedhjeve urbane.

Materialet hetimore i janë referuar tashmë Prokurorisë, për procedurat ligjore të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT