Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës, dënohet banda e shqiptarëve në Belgjikë

Aktualitet

Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës, dënohet banda e

Në Gent të Belgjikës u dënuan 18 anëtarë të një organizate kriminale ndërkombëtare që trafikonte kokainë nga Kolumbia në portin e Gentit.

Dënimet shkojnë deri në 7 vjet burg, ndërsa të pandehurit janë gjobitur gjithashtu për veprimtarinë e tyre kriminale.

Në qendër të këtij rrjeti qëndronte një degë shqiptaro-marokene, e cila drejtonte operacionet dhe jepte udhëzime për trafikun e drogës.

Kjo strukturë kriminale kishte ndarë përgjegjësitë mes degëve: ajo belge siguronte logjistikën dhe pajisjet për përpunimin e drogës, ndërsa kolumbianët merreshin me prodhimin dhe fshehjen e kokainës në paketime kartoni.

Hetimet nisën dy vite më parë, kur policia belge vuri re një varkë të dyshimtë në Ringvaart të Gentit, e cila kishte qenë pranë një anijeje kolumbiane. Disa javë më vonë, një tjetër varkë u pa në të njëjtin vend dhe një kamera ANPR regjistroi një automjet me persona të njohur për lidhje me trafikun e drogës.

ME TE LEXUARAT