Turisti i huaj bie pre e vjedhjes në Vlorë, policia shpall në kërkim autorin

Aktualitet

Turisti i huaj bie pre e vjedhjes në Vlorë, policia shpall në

Një turist i huaj ka rënë pre e vjedhjes në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i ka hequr me forcë varësen nga qafa dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas denoncimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT