U arrestua në protestën e djeshme! Mblidhet shuma rekord për 24 orë për familjen e Altin Hilës

Aktualitet

U arrestua në protestën e djeshme! Mblidhet shuma rekord për 24

Një fushatë solidariteti ka mbledhur mbi 144 mijë euro në mbështetje të Altin Hilës, i cili u arrestua gjatë protestës së mbajtur së fundmi në Tiranë, ku ai kishte marrë pjesë për 33 ditë rresht së bashku me djalin e tij me status invaliditeti.

Hila është bërë i njohur në rrjetet sociale për pjesëmarrjen e përditshme në protestë, shpesh i shoqëruar nga i biri, i cili vuan nga probleme të rënda shëndetësore dhe ushqehet përmes një tubi stomaku. Pamje të publikuara online kanë treguar momentet kur ai kujdeset për djalin gjatë tubimeve.

Sipas organizatorëve të nismës, familja ndodhet në vështirësi të theksuara ekonomike. Ata pretendojnë gjithashtu se Hila është dhunuar nga Policia e Shtetit para arrestimit, çka sipas tyre ka rënduar më tej situatën familjare.

Deri tani, përmes platformës GoFundMe janë grumbulluar rreth 144 mijë euro nga donatorë brenda dhe jashtë vendit në mbështetje të familjes.

Në një deklaratë të mëparshme për gazetarin Osman Stafa, Hila ka folur për vështirësitë ekonomike dhe kostot e larta të trajtimit të djalit të tij, duke theksuar se ndihma shtetërore është e pamjaftueshme për nevojat e përditshme të familjes.

ME TE LEXUARAT