U arrestua si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, SPAK: Efektivi i policisë porositi 400 kg kokainë

Aktualitet

U arrestua si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, SPAK: Efektivi i

SPAK, nëpërmjet njoftimit zyrtar për goditjen e grupit të Inez Hajrullës, ka zbardhur edhe rolin që kishte efektivi Rezart Kuçi.

Sipas SPAK, ai përdorte funksionin e tij në punë për t’i siguruar grupit logjistikë për transportin e lëndëve narkotike, nxirrte informacione konfidenciale për kontrollet policore, ndërhynte në pajisje celulare për të fshirë të dhëna me interes për hetimin, përdorte në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të të përfshirëve dhe komunikonte në SkyEcc.

“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke: siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike; nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore; ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin; përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal; përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Po ashtu, SPAK thotë se efektivi dyshohet  të ketë qenë i përfshirë në një nga episodet kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku 400 kg kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 dyshohet se janë porositur dhe menaxhuar nga ai në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit.

“Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane.

Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit R.K., oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe A.M., në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.”, njofton SPAK.

ME TE LEXUARAT