U kap me lëndë narkotike dhe ekstazi, vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë
Lajmifundit
/
4 Korrik 2025, 13:47
Aktualitet
Një 38-vjeçar me iniciale A.K, është arrestuar nga policia e kryeqytetit.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se gjatë kontrollit në automjetin e 38-vjeçarit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokaine dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike “Ekstazi”.
Uniformat blu kanë sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.