"Blindohet" Vlora, qindra forca policie zbarkojnë në zonën e Triportit, pritet protestë kundër TEC-eve lundruese

Aktualitet

"Blindohet" Vlora, qindra forca policie zbarkojnë në

Vlora është vendosur nën masa të shtuara sigurie këtë të shtunë në mëngjes, në prag të protestës së paralajmëruar nga shoqëria civile kundër vendosjes së TEC-eve lundruese në zonën e Triportit.

Në terren janë dislokuar mbi 200 efektivë policie, përfshirë forca të rendit, Njësinë “Shqiponja”, Njësinë Delta dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga disa qytete të vendit.

Sipas organizatorëve të protestës, qytetarët janë thirrur të marrin pjesë në tubim për të kundërshtuar projektin dhe për të kërkuar pezullimin e tij, si dhe më shumë transparencë nga institucionet.

Ata shprehen se janë kundër rrethimit të zonës dhe vendosjes së TEC-eve lundruese në Triport.

Situata në zonë paraqitet e qetë, ndërsa pritet zhvillimi i protestës dhe mënyra se si autoritetet do të menaxhojnë tubimin dhe rendin publik gjatë ditës.

ME TE LEXUARAT