Ironia me Diellën, ministrja e Inteligjencës Artificiale ‘jep dorëheqjen’ para protestuesve: Radha juaj kryeministër
Lajmifundit
/
27 Qershor 2026, 21:17
Politikë

Një video ironizuese është publikuar nga protestuesit gjatë tubimit përpara kryeministrisë, ku shfaqet “Diella”, ministrja e Inteligjencës Artificiale, duke bërë një deklaratë për dorëheqje.

Në video dëgjohet Diella që deklaron dorëheqjen në mënyrë simbolike, ndërsa i bën thirrje që këtë gjë ta bëjë edhe Rama.
Në videon e publikuar dëgjohet mesazhi:
“Për shkak të skandalit të Zvërnecit deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga qeveria shqiptare. Radha juaj, kryeministër.”


