U vra në krye të detyrës/ Lamallari dhe Hita shkojnë për ngushëllim në familjen e efektivit të ndjerë Enea Mekolli
Lajmifundit
/
4 Qershor 2026, 20:28
Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë shkuar për ngushëllim te familja e efektivit Enea Mekolli, i cili u vra sot me armë zjarri në zonën malore të Lozhanit në Maliq nga Violand Braçellari.
Gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuar Violand Braçellari, por ky i fundit hapi zjarr duke lënë të vdekur me një plumb në kohë efektivin Enea Mekolli dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë.


