Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Koçeku: Dënim i përsëritur për shpirtin e popullit martir të Kosovës

Aktualitet

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/

Deputetja e pavarur tashmë Marjana Koçeku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të dënuar me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Koçeku shprehet se ky është dënim i dytë për shpirtin e popullit martir të Kosovës.

“Drejtësia e Europës nuk mund të jetë e plotë pa drejtësinë e popujve që i përkasin hapësinës së saj e sot kjo drejtësi u fye randë.

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së e glorifikon krimin në Ballkan, agresorin dhe gjenocidet e ndodhuna”, shprehet Koçeku.

Në fund, ajo thekson se kjo nuk është drejtësi në emër të shqiptarëve e as të vërtetës.

Postimi i deputetes së pavarur Marjana Koçeku

Dënimi i çlirimtarëve e dënon për herë të dytë shpirtin e nji populli martir si ai i Kosovës.

Drejtësia e Europës nuk mund të jetë e plotë pa drejtësinë e popujve që i përkasin hapësinës së saj e sot kjo drejtësi u fye randë.

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së e glorifikon krimin në Ballkan, agresorin dhe gjenocidet e ndodhuna.

Kjo nuk asht drejtësi në emër të shqiptarëve e as të vërtetës.

ME TE LEXUARAT