"Kalova për 5 sekonda": Gazetari i njohur britanik në CNN, merr TIA-n si shembull efektiviteti dhe avancimi teknologjik

Aktualitet

"Kalova për 5 sekonda": Gazetari i njohur britanik në CNN,

Në një kohë kur aeroportet europiane po përballen me radhë të gjata dhe vonesa për shkak të zbatimit të sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES), por edhe infrastrukturës së pamjaftueshme dhe kontrolleve të shtuara, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një model krejt të kundërt.

Në Tiranë, procesi i identifikimit të udhëtarëve është automatizuar në nivele të larta."Kalova për 5 sekonda": Gazetari i njohur britanik në CNN,

 

Çdo qytetar që hyn në Shqipëri mjafton të vendosë pasaportën në sistemet automatike dhe verifikimi përfundon brenda pak sekondash, pa krijuar radhë apo vonesa.

"Kalova për 5 sekonda": Gazetari i njohur britanik në CNN,

E njëjta procedurë aplikohet edhe në dalje për qytetarët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndërsa numri i lartë i sporteleve dhe kontrollorëve bën që fluksi të menaxhohet pa bllokime.

"Kalova për 5 sekonda": Gazetari i njohur britanik në CNN,

Ky model është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Gazetari britanik Simon Calder, në një raportim për CNN, e cilësoi eksperiencën në Tiranë si një nga më efikaset në rajon.

"Kalova për 5 sekonda": Gazetari i njohur britanik në CNN,

“Unë sapo jam kthyer nga Tirana, që ka një aeroport të mrekullueshëm. M’u deshën vetëm 5 sekonda për procesin e identifikimit. Vendosa pasaportën dhe kalova menjëherë”, u shpreh ai, duke e krahasuar me situatën problematike që po përjetojnë aktualisht aeroportet europiane.

Investimet e Kastrati Group gjatë viteve të fundit në Tirana International Airport (TIA) kanë modernizuar infrastrukturën dhe kanë rritur kapacitetet për përpunimin e pasagjerëve.

Paralelisht, rritja e numrit të linjave ajrore, veçanërisht kompanive low-cost si Ryanair dhe Wizz Air, e ka kthyer Tiranën në një pikë kyçe për udhëtarët në rajon.

Me çmime konkurruese dhe destinacione të reja që shtohen vazhdimisht, aeroporti po tërheq jo vetëm pasagjerë shqiptarë, por edhe udhëtarë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në kontrast me problemet që po shfaqen në shumë aeroporte të BE-së, rasti i Tiranës po shihet si një shembull se si investimi në teknologji dhe organizim mund të përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe efikas për udhëtarët.

ME TE LEXUARAT