Përhapja e lajmit për infektim me HIV/AIDS të zyrtarëve të bashkisë, e pëson 33-vjeçari në Gjirokastër

Aktualitet
Përhapja e lajmit për infektim me HIV/AIDS të zyrtarëve

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht në Gjirokastër pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Sipas Policisë, shtetasi E. K., banues në Gjirokastër, ka pretenduar se kryetari i bashkisë dhe disa punonjës të institucionit ishin të infektuar me HIV/AIDS, deklarata të cilat rezultuan të pavërteta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Si provë materiale është sekuestruar edhe telefoni celular i 33-vjeçarit, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT