VIDEO/ Vijon zjarri në Shqiponjë të Prrenjasit, në terren forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile

Aktualitet

VIDEO/ Vijon zjarri në Shqiponjë të Prrenjasit, në terren

Prej dy ditësh, një vatër zjarri në zonën “Lukovë – Guri i Mekut”, në fshatin Shqiponjë të Bashkisë Prrenjas, vijon të mbajë në terren forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me ah, ndërsa terreni i vështirë malor dhe mungesa e aksesit për mjetet zjarrfikëse kanë komplikuar operacionin për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar avancimin e flakëve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, shërbimin pyjor, Bashkinë Prrenjas dhe banorët e zonës.

Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz apo banesa, ndërsa dëmet janë regjistruar në sipërfaqe pyjore me ah.

Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave, ndërsa u bëjnë apel qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.

 

ME TE LEXUARAT