“Nëse Liridonës i ndodh diçka…” – Zbardhet biseda që tronditi gjykatën në çështjen Murseli

Kosovë&Rajon

“Nëse Liridonës i ndodh diçka…” –

Është bërë publik aktgjykimi i plotë ndaj Naim Murselit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt. Në dokument paraqiten provat, dëshmitë dhe rrethanat mbi të cilat Gjykata arsyetoi se krimi ishte planifikuar dhe organizuar.

Gazetarja Qëndresa Tërshani, e cila ka ndjekur çdo seancë gjyqësore për këtë rast të rëndë, deklaroi në emisionin “Kosova Today” se aktgjykimi prej 124 faqesh është hartuar nga kryegjyqtarja Fatime Dërmaku.

Tërshani tha se është tashmë e sigurt që çështja do të përfundojë në Gjykatën e Apelit, pasi palët kanë paralajmëruar ankimim sapo ta studiojnë aktgjykimin dhe argumentimin e gjyqtares për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Tërshanit dhe dënimin me 30 vjet burg të Kushtrim Kokallës.

Sipas saj, një prej elementeve më të rëndësishme të këtij vendimi është mënyra se si paraqiten prapaskenat e kryerjes së krimit makabër.

Gazetarja theksoi se aktgjykimi përshkruan jo vetëm këto prapaskena, por edhe reagimet e Naim Murselit dhe momentet kur ai ka rënë në kundërshtim me vetveten.

Duke treguar se çfarë përmban dokumenti, Tërshani tha se, për shkak të problemeve dhe raporteve të çrregullta në çift, Murseli kishte paguar policën e sigurimit. Sipas asaj që shkruhet në aktgjykim, dëshira dhe mllefi i madh që ai kishte lidhur me këtë marrëdhënie e kishin shtuar dëshirën për vrasjen e Liridonës.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se ai kishte përmendur se, nëse Liridonës do t’i ndodhte diçka, polica e sigurimit ishte e paguar.

 

 

ME TE LEXUARAT