Vijon aksioni i IKMT-së në Jug të vendit, banorët përplasen me policinë: Kjo është vrasje, nuk lirojmë pronat
Vijon aksioni i IKMT-së në jug të vendit ditën e sotme. Sipas raportimeve, inspektorët e IKMT-së janë zhvendosur në plazhin e Jalës për të prishur disa objekte, ku bashkë me policinë kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve që janë në plan për t’u prishur.
IKMT, sipas raportimeve, ka paralajmëruar pronarët e objekteve se kanë afat deri ditën e nesërme për t’u zhvendosur.
Banorët kanë kundërshtuar forcat e IKMT-së dhe policinë, duke shprehur rezistencë.
“Nuk i lirojmë, kjo është vrasje,” janë dëgjuar të thonë banorët, sipas Report. Deri tani nuk bëhet e ditur se për çfarë objektesh bëhet fjalë, që IKMT ka shkuar për të prishur.