Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lihen në burg autori i dyshuar, babai dhe xhaxhai, ndryshon masa për 5 të tjerët
Gjykata e Korçës caktoi masen arrest me burg Enedio Gurin, 14-vjeçarin që vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo
Në qeli janë lënë edhe babai i autorit të dyshuar, Edison Guri dhe xhaxhai Roland Guri.
Roland Guri, xhaxhai i të miturit Enedio Guri sipas policisë ka marrë thikën e krimit, e ka larë duke i hequr gjurmët e gjakut dhe e ka futur ne xhep.
Sipas akuzes, babai i Enedios, Edison Guri e ka fshehur të birin në një banesë që ai t’i shmangej policisë.
Gjykata la në arrest shtëpie mikun e babait të autorit të dyshuar, ndërsa 4 të mitur të tjerë të lidhur me rastin janë lënë në masën “detyrim paraqitje”.