Vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin, 14-vjeçari përlotet në sallën e gjyqit: Nuk doja, ishte ...

Aktualitet
Vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin, 14-vjeçari

Pasi gjykata e Korçës la në arrest me burg Enedio Gurin, 14-vjeçarin që vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo, avokati i tij Ledian Spaho ka folur për mediat.

Ai u shpreh se autori ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit duke thënë se nuk donte që veprimet e tij të sillnin këtë pasojë.

Burime të tjera nga salla e gjyqit zbulojnë se autori ka qenë i përlotur në para togave të zeza duke thënë: “Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”.

Po ashtu edhe babai i autorit, Edison Guri mësohet të ketë shprehur ngushëllimet e tij për familjen, ndërsa gjykata e la edhe atë në qeli për përfshirjen e tij pas vrasjes.

ME TE LEXUARAT