Vrasja e 26-vjeçarit në Itali dhe 15 arrestime në bashkëpunim me SPAK, dyshohet se shkak i krimit u bë borxhi…

Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçarit në Itali dhe 15 arrestime në

Francesco Diviesti u vra një vit më parë dhe trupi i tij u dogj në një zonë të izoluar të Alta Murgias.

Sot janë ekzekutuar 15 masa sigurie personale, të lëshuara nga gjyqtari hetues (GIP) i Barit dhe nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, në kuadër të hetimeve të koordinuara nga Drejtoria Distrektuale Antimafia e Barit dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Vrasje e paramenduar me rrethanën rënduese të metodës mafioze, tentativë zhvatjeje, mbajtje dhe armëmbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit, ndihmë pas kryerjes së krimit, shkelje e masave të parandalimit personal, si dhe pastrim ndërkombëtar parash nga Italia në Shqipëri — këto janë akuzat që u ngarkohen, në forma të ndryshme, 15 personave, mes tyre katër grave, të cilët këtë mëngjes iu nënshtruan masave të sigurisë të lëshuara me kërkesë të DDA-së së Barit dhe Prokurorisë së Posaçme shqiptare, të koordinuara nga Eurojust.

ME TE LEXUARAT