Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Aktualitet

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një efektiv dhe u plagos një tjerër gjatë operacionit të arrestimit të Violand Braçellarit.

Ai theksoi se ka nisur hetimi disiplinor. Hita u pyet lidhur me operacionin teksa theksoi se nuk ka patur dijeni dhe se është zhvilluar nga drejtoria e Korçës. Sipas tij nëse do të ishte në dijeni do të ishin marrë masa edhe më të forta.

“Në momentin që është zhvilluar operacioni nuk kam pasur dijeni, masat për operacionin janë operacionale që i përkasin vetëm DVP Korçë, po të kishin kërkuar ndihmë do ishin marrë masa edhe më të forta.

Kam urdhëruar drejtorinë për të nisur hetim për procedurat standarde që janë ndjekur për hetimin e këtij shtetasi në kërkim.

Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori, ka përshkuar tejpërtej edhe antiplumbin”, tha Hita ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT