Zjarri përfshin banesën dhe djeg kosheret e bletëve në Vranisht, shkrumbohen disa hektarë me ullinj e pemë

Aktualitet

Zjarri përfshin banesën dhe djeg kosheret e bletëve në

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Vranisht të bashkisë Himarë, duke shkaktuar dëme në banesa, ullishte dhe sipërfaqe të mbjella me pemë të ndryshme.

Flakët kanë rrethuar një banesë, ndërsa janë djegur edhe rreth 30 koshere me bletë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për banorët e zonës.

Zjarri ka përfshirë disa hektarë me ullinj dhe pemë të tjera, ndërsa situata ka shkaktuar shqetësim të madh, veçanërisht për dëmet e shkaktuara në kosheret e bletëve.

Forca të zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ndodhen në terren, ku po punohet për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri dhe vlerësimin e situatës.

ME TE LEXUARAT