“Anuloni ligjin!” / Revolta qytetare: Marshim kilometrik me thirrjen “Rama e Berisha, SPAK you!” (FOTO)

Aktualitet

“Anuloni ligjin!” / Revolta qytetare: Marshim kilometrik me thirrjen

Marshimi i qytetarëve në ditën e 90-të të protestës ka vijuar në rrugët e Tiranës, me protestuesit që kanë përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.

Gjatë marshimit kilometrik, qytetarët kanë bërë thirrje për anulimin e ligjeve, që sipas tyre, cenojnë interesin publik, ndërsa kanë drejtuar kritika edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës.

“Anuloni ligjin!”, brohoritën ata duke ju referuar ligjit nr. 21/2024, “Për zonat e mbrojtura”, i cili lejon zhvillimin e projekteve strategjike.

Po ashtu, “Rama, Sala, SPAK you!” kanë qenë një ndër thirrjet e tjera të protestuesve gjatë parakalimit nëpër kryeqytet.

ME TE LEXUARAT