Zjarri shkumbon banesën në qendër të Durrësit

Aktualitet

Zjarri shkumbon banesën në qendër të Durrësit

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në qendër të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 3, pranë kishës në qendër të qytetit. 

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll, si edhe për të shmangur përhapjen e tyre në objektet përreth.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

ME TE LEXUARAT