“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE

Politikë
“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14

Shqipëria mbylli negociatat për 3 kapitujt e parë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Grupi i punës për zgjerimin i njohur me emrin Coela miratoi paradite mbylljen e bisedimeve për 3 kapituj; kapitullin 30 që ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme;  kapitullin 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën dhe kapitullin 25 që ka të bëjë me kërkimin shkencor.

Mbyllja e këtyre 3 kapitujve kaloi pasdite në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Në faqen e Këshillit Europian është publikuar që konferenca ndërqeveritare për mbylljen e kapitujve do të zhvillohet në Bruksel, të martën në 14 korrik, në orën 19.00.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

SHQIPËRIA NUK NDALET????????????????????

thanë Samiti i NATOS u anullua;

thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA????


Që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian duhet të mbyllë negociatat për 33 kapituj, proces që kryeministri Rama ka premtuar ta mbyllë në fund të vitit të ardhshëm. 

ME TE LEXUARAT