Arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Milano, në banesë i gjenden 6 kg drogë dhe 50 mijë euro
Auritetet italiane kanë vënë në pranga një 49-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi shqiptari merrej me drogë. Policia në Milano kapi shqiptarin me mbi gjashtë kilogramë kokainë dhe heroinë.
Operacioni u zhvillua pasi policia mori informacione për lëvizjet e shqiptarit pranë një ndërtese në Cologno Monzese.
Gjatë kontrollit fizik 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 30 gramë kokainë si dhe substanca për përzierjen e lëndëve narkotike. Gjithashtu u kryen kontrolle në banesë ku iu zbulua laboratori i drogë.
Nga kontrolli në banesë u gjetën dhe sekuestruan edhe katër kilogramë kokainë, dy kilogramë heroinë, 20 kilogramë substanca për përzierje, detergjentë dhe peshore precize. Policia sekuestroi edhe mbi 50 mijë euro të cilat u gjetën në banesë. Dyshohet se këto para kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.