"Zvërneci" edhe në Durrës. Dhjetra qytetarë në protestë në sheshin Liria, mes tyre të rinj e fëmijë
Lajmifundit
/
4 Qershor 2026, 18:33
Aktualitet

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të enjte edhe në qytetin e Durrësit për të protestuar kundër projektit në Zvërnec.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, banorët e Durrësit iu janë përgjigjur thirrjes për protestë qytetare kundër projektit strategjik të qeverisë Rama në Zvërnec.
Që prej orës 18:00, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin “Liria”, ku me pankarta në duar po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj projektit. Në protestë marrin pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, kryesisht të rinj dhe fëmijë.