2 977 drita ndriçojnë qiellin e Nju Jorkut, rikrijohet silueta e Kullave Binjake para 25-vjetorit të 11 shtatorit (VIDEO)

Bota

2 977 drita ndriçojnë qiellin e Nju Jorkut, rikrijohet silueta e

Një shfaqje me dronë ndriçoi qiellin mbi portin e Nju Jorkut të mërkurën në mbrëmje, në një homazh për të shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Vepra artistike, e titulluar “2 977 Drita mbi Portin e Nju Jorkut”, përfshiu 2 977 dronë, nga një për secilën viktimë që humbi jetën në sulmet e 11 shtatorit.

Dronët u ngritën mbi port dhe në një moment u bashkuan duke formuar siluetën e Kullave Binjake, në përmasat e tyre reale, ashtu siç qëndronin në vitin 2001.

Sipas organizatorëve, instalacioni artistik përkujtimor u zhvillua në bashkëpunim me pjesëtarë të komunitetit të 11 shtatorit, përfshirë familjarë të viktimave, të mbijetuar dhe pjesëtarë të ekipeve të para të ndërhyrjes.

Shfaqja u zhvillua mbi port, ndërsa “Homazh në Dritë”, instalacioni tradicional përkujtimor, ndriçoi qiellin nga Ground Zero aty pranë.

Projekti u prezantua përpara ceremonisë përkujtimore të së premtes, e cila shënon 25-vjetorin e sulmeve, dhe u zhvillua si një aktivitet publik falas, i përqendruar te reflektimi dhe uniteti.

ME TE LEXUARAT