Aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të tymit dhe hirit nga vullkani Etna

Bota

Aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të tymit dhe hirit nga vullkani

Aeroporti i Katanias në Sicili u mbyll përkohësisht sot për shkak të aktivitetit të malit Etna ndërsa vullkani gjëmoi duke nxjerrë hi dhe tym.

“Mbërritjet dhe nisjet nga aeroporti i Katanias janë pezulluar”, thanë drejtuesit e tij në një postim në faqen e tij të internetit.

Aeroporti, i cili përballon rreth 12 milionë pasagjerë çdo vit, u mbyll për një javë në gusht, në mes të sezonit të verës.

Në Itali, shumë njerëz po bëjnë thirrje që aeroporti në fjalë të mbyllet përgjithmonë dhe aeroportet e tjera në Sicili të forcohen.

Shpërthimi i malit Etna në gusht tërhoqi një numër të madh vizitorësh që donin të shihnin nga afër rrjedhën mbresëlënëse të lavës nga vullkani. Me një lartësi prej 3,324 metrash, mali Etna është padyshim vullkani më i lartë aktiv në Evropë.

ME TE LEXUARAT