Alarm në SHBA/ Kërcënimet kibernetike nga Irani rriten ndaj sistemit të ujit, ekspertët paralajmërojnë dobësi serioze

Kërcënimet kibernetike iraniane ndaj infrastrukturës ujore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në rritje dhe mund të përfaqësojnë një “luftë të heshtur” që vazhdon pavarësisht një deeskalimi të mundshëm ushtarak midis Teheranit dhe Uashingtonit, shkruan gazeta Washington Post.
Sipas raportit, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, regjistroi më shumë se 1,900 përpjekje për sulme hakërimi.
Të gjitha këto në sistemet ujore të SHBA-së vetëm në një muaj, ku Irani u identifikua si burimi kryesor i sulmeve.
Edhe pse shumica e sulmeve ishin të pasuksesshme, ekspertët paralajmërojnë se ato tregojnë dobësi serioze në mbrojtjen e sistemit.


