Dosja Epstein/Departamenti i Drejtësisë i dërgon një letër Kongresit, përmenden qindra figura të njohura

Bota

Dosja Epstein/Departamenti i Drejtësisë i dërgon një

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka njoftuar se janë publikuar të gjitha dosjet që lidhen me çështjen ndaj financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, në përputhje me Seksionin 3 të Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein.

Në letrën drejtuar Kongresi i Shteteve të Bashkuara, të publikuar më 14 shkurt, Bondi përfshiu një listë përfundimtare me rreth 300 individë të profilit të lartë, të cilët janë përmendur të paktën një herë në dokumentet e deklasifikuara. Në këtë listë përfshihen emra si Bill Gates, Kim Kardashian dhe figura të tjera publike.

Sic njofton Dailymail,  administrata e presidentit Donald Trump ka bërë publike miliona email-e, fotografi dhe dokumente që lidhen me hetimet dhe procedurat ndaj Epstein. Publikimi është realizuar në disa faza gjatë muajve dhjetor dhe janar, pas një procesi të gjatë shqyrtimi nga punonjës federalë.

Dosja Epstein/Departamenti i Drejtësisë i dërgon një

Sipas dokumentit, lista përfshin persona që “janë ose kanë qenë zyrtarë qeveritarë ose persona të ekspozuar politikisht” dhe që rezultojnë të përmendur në materialet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Zëvendësi i saj, Todd Blanche, theksoi se emrat shfaqen në një “larmi të gjerë kontekstesh”.

Në dosje përmenden gjithashtu figura politike dhe artistike, përfshirë familjen e ish-presidentit Barack Obama dhe këngëtarin Bruce Springsteen. Ndërkohë, rasti Epstein ka pasur pasoja të gjera ndërkombëtare, përfshirë ndikimin në reputacionin e figurave si Prince Andrew, i cili u tërhoq nga detyrat mbretërore pas polemikave të lidhura me çështjen.

Autoritetet kanë theksuar se përmendja e një personi në dosjet e publikuara nuk nënkupton fajësi apo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Publikimi i plotë i dokumenteve konsiderohet si mbyllja zyrtare e procesit të deklasifikimit të dosjes Epstein, një çështje që prej vitesh ka pasur ndikim të madh në politikë, biznes dhe opinionin publik./ Dailymail,

 

ME TE LEXUARAT