E rëndë në Napoli/ 69-vjeçari vret partnerin dhe nënën e ish-bashkëshortes, më pas kryen vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën Cuotto të Forio d’Ischia, Napoli, ku një 69-vjeçar ka qëlluar dhe ka vrarë dy persona para se të drejtohej kundër vetes dhe të kryente vetëvrasje.
Sipas hetimeve të karabinierëve, viktimat janë një burrë 48-vjeçar dhe një grua 63-vjeçare me origjinë ukrainase, përkatësisht bashkëshorti dhe nëna e ish-bashkëshortes së autorit.
Një person i katërt, ish-bashkëshortja 42-vjeçare e 69-vjeçarit, u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin Rizzoli të Ischias, ku po merr trajtim intensiv. Autoritetet konfirmuan se autori ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Ngjarja mbetet nën hetim nga autoritetet lokale për të përcaktuar rrethanat e sakta dhe motivet që çuan në këtë episod tragjik.