Barcelona e nis sezonin e ri me fitore kundër Mallorcas, Yamal shkëlqen me supergol dhe asist

Sport

Barcelona e nis sezonin e ri  me fitore kundër Mallorcas, Yamal

Barcelona ka nisur mbrojtjen e titullit në La Liga me një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës. Skuadra e Flick e vendosi ndeshjen që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë.

Raphinha shënoi në minutën e 7’ pas asistit të talentit Lamine Yamal, ndërsa Ferran Torres dyfishoi avantazhin në minutën e 23’.

Mallorca u përball me vështirësi të mëdha pas dy kartonëve të kuq:

Morlans u përjashtua në minutën e 39’, dhe pak sekonda më vonë, edhe sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, duke lënë skuadrën vendase me nëntë lojtarë.

Barcelona kontrolloi lojën deri në fund, dhe në minutat shtesë, Lamine Yamal vulosi fitoren me një gol të bukur, duke përfunduar ndeshjen 0-3.

Rezultati:
Mallorca 0-3 Barcelona
Golat: Raphinha 7’, Ferran Torres 23’, Yamal 90+4’

ME TE LEXUARAT