Flet për herë të parë kryebashkiaku i sapozgjedhur i New Yorkut: Do ndalim Trump

Bota

Flet për herë të parë kryebashkiaku i sapozgjedhur i New

I pyetur se si planifikon të balancojë përpjekjet për t’u përballur me kërcënimet e Donald Trump ndaj qytetit përfshirë kërcënimin për të tërhequr fondet federale dhe njëkohësisht të përmbushë premtimet e veta elektorale për Nju Jorkun, Mamdani tha se qyteti po përballet “me dy kriza të njëkohshmenjë administratë autoritare dhe një krizë përballueshmërie.”

“Detyra ime do të jetë të përballem me të dyja. Detyra ime do të jetë të mbroj qytetin dhe njëkohësisht të sigurohem që të mos e shohim Uashingtonin si burimin e çdo problemi që kemi këtu, në Nju Jork,” shtoi ai.


Ai theksoi se disa nga problemet e Nju Jorkut ekzistonin që përpara administratës së Trump dhe tha se do t’i drejtohet ekipit të tranzicionit, të përbërë plotësisht nga gra, të cilin e shpalli sot, për ta ndihmuar në realizimin e objektivave.

Sipas tij, ato kanë “një përvojë të provuar në përballimin e shumë krizave njëherësh.”


Mamdani deklaroi gjithashtu se do ta “mbajë të hapur derën për bisedime” me Trumpin.
Shtëpia e Bardhë, sipas tij, ende nuk e ka kontaktuar për ta uruar për fitoren.

Megjithatë, Mamdani u shpreh se mbetet i interesuar të zhvillojë një bisedë me Donald Trump qoftë për “realizimin e premtimeve të tij elektorale lidhur me koston e jetesës,” apo për çështjet që qytetarët e Nju Jorkut i kanë shprehur lidhur me ndikimin e politikave të Trump.

Ai përmendi edhe ndikimin e fundit në ndihmën ushqimore federale, SNAP, që po përballet me shkurtime fondesh për shkak të mbylljes së qeverisë. Sipas tij, kjo nuk prek vetëm ata që varen nga programi, por ndikon edhe në çmimet e ushqimeve nëpër dyqanet e qytetit.

“Pres me padurim t’i zhvilloj këto biseda dhe të bëj të qartë se, nëse ka ndonjë temë që mund të sjellë përfitim për qytetarët e këtij qyteti, unë jam gati dhe i gatshëm të flas me këdo,” tha ai.

Kryebashkiaku i sapozgjedhur shtoi se nuk do t’i “zbusë fjalët” kur të bëhet fjalë për Donald Trump. Ai tha se do të vazhdojë të përshkruajë veprimet e Trump “ashtu siç janë”, por gjithmonë “duke mbajtur derën e hapur për dialog,” sepse “nuk duhet parë si një debat mes dy individëve.”

Mamdani tregoi me humor se gjëja e parë që bëri sapo mësoi se kishte fituar zgjedhjet ishte “të pinte pak ujë”.
“Iu desh pak kohë që ta përpinte lajmin,” tha ai me buzëqeshje.

Ai shtoi se shpesh puna e kryebashkiakut të Nju Jorkut përshkruhet “me gjuhën e barrës”, por për të, ajo përfaqëson “një mundësi për të ofruar rezultate për njerëzit që kanë mësuar të presin shumë pak.”

Në fund, ai theksoi se do të përqendrohet në shërbimin ndaj qytetarëve të Nju Jorkut “çdo ditë, pa përjashtim.”

Me kaq, konferenca për shtyp përfundoi.

ME TE LEXUARAT