FOTOLAJM/ Bisedimet për Ukrainën, liderët evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë
Disa nga liderët e BE-së kanë mbërritur në Uashington, ku do i bashkohen takimit Trump-Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Shefi i NATO-s, Mark Rutte, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë udhëheqësit eropianë që deri më tani kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë. Të gjithë u pritën nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley.
Meloni gjithashtu u shpreh se Perëndimi është një mjet për të ndërtuar paqen dhe për të garantuar drejtësinë. Duke folur italisht përpara takimit, ajo thotë se është e lumtur që propozimi për një garanci sigurie të ngjashme me atë të NATO-s - të cilën Italia e propozoi e para është qendror në bisedimet e sotme.
"Ne jemi në anën e Ukrainës, mbështesim përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Mendoj se puna që do të bëjmë sot, nga kjo pikëpamje, do të jetë e rëndësishme," tha Meloni për gazetarëve