Franca fiton betejën me “megazjarrin”, por Greqia dhe Spanja vijon nën kërcënimin e flakëve

Bota

Franca fiton betejën me “megazjarrin”, por Greqia dhe Spanja

Zjarret masive vazhdojnë të sfidojnë autoritetet në disa vende të Europës, megjithëse Franca ka shënuar një zhvillim pozitiv me vënien nën kontroll të të ashtuquajturit “megazjarr” në rajonin Gironde.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, deklaroi se zjarri që ka shkrumbuar rreth 42 mijë hektarë tokë në jugperëndim të vendit “nuk po përhapet më”, pas një nate me kushte më të favorshme për ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Megjithatë, situata mbetet kritike në juglindje të Francës, ku një vatër në rajonin Var u riaktivizua, duke detyruar evakuimin e afro 2.500 banorëve.

Në Greqi, erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në disa zona, përfshirë rajonin e Beotisë, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Athinës. Mbi 200 persona janë evakuuar nga deti, ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarme edhe për rajonin e Atikës dhe ishullin Evia.

Edhe Spanja vijon të përballet me disa fronte zjarri, veçanërisht në León, Zamora dhe Castellón. Zjarri në zonën Vall d’Uixó është stabilizuar pasi dogji afro 10 mijë hektarë, ndërsa autoritetet po hetojnë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi janë identifikuar dy pika të ndryshme të nisjes së flakëve. Ndërkohë, zjarret në Madrid dhe Ávila janë vënë nën kontroll.

Autoritetet europiane paralajmërojnë se temperaturat e larta, thatësira e zgjatur dhe erërat e forta vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve në të gjithë rajonin.

ME TE LEXUARAT