"E hodhi nga ballkoni" – Vendim i papritur nga gjykata Italiane për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila

Bota

"E hodhi nga ballkoni" – Vendim i papritur nga gjykata Italiane

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Bolonjë për të ulur dënimin nga 17 në 15 vite burg për ish-të dashurin e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tili ka shkaktuar zemërim te familjarët.

Adoleshenti, i cili ishte 15-vjeç në kohën kur ndodhi ngjarja tragjike, është duke u gjykuar nga sistemi i drejtësisë për të mitur.

Kujtojmë që Aurora Tili humbi jetën pasi ra nga ballkoni i banesës më 25 tetor 2024, në Piacenza të Italisë, ndërsa ish-i dashuri i saj u akuzua si shkaktar i kësaj tragjedie.

Avokati i nënës së Aurorës, Emilio Malaspina, tha se familja është veçanërisht e pakënaqur me kërkesën për uljen e dënimit, ndërsa e cilësoi 13-vjeçaren si viktimën më të re të femicidit në Evropë.

Reagimi më i ashpër ka ardhur nga nëna e saj, Morena Corbellini, e cila ka kundërshtuar vendimin e gjykatës.

“Atëherë presim që shkalla e vrasjeve të femrave të ulet? Ato vetëm do të rriten, dhe të miturit gjithashtu do të vrasin gjithnjë e më shumë, derisa vendi të ndërhyjë me forcë dhe në mënyrë korrekte. Gjërat vetëm sa do të përkeqësohen; dënimet jepen lehtë”, është shprehur ajo.

Familja e Aurorës kërkon një qasje më të ashpër ndaj rasteve të dhunës ndaj grave dhe të miturve, ndërsa nëna e viktimës ka kërkuar ndërhyrje institucionale përballë rasteve të femicidit.

Ngjarja që tronditi Italinë ndodhi më 25 tetor 2024 në Piacenza, ku Aurora Tili humbi jetën pas rënies nga ballkoni. Çështja vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të moshës së viktimës dhe të autorit të dyshuar në kohën e ngjarjes.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Bolonjës për uljen e dënimit nga 17 në 15 vite ka rikthyer debatin mbi trajtimin e të miturve të përfshirë në vepra të rënda penale dhe mbi masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e femicidit.

ME TE LEXUARAT