I ranë mbetjet e një rakete mbi makinë, ndërron jetë një person në Dubai
Lajmifundit
/
7 Mars 2026, 21:24
Bota

Një person ka humbur jetën në Dubai pasi mbetjet e një rakete të interceptuar në ajër nga sistemi i mbrojtjes ajrore ranë mbi makinën e tij.
Viktima, me origjinë aziatike, u konfirmua nga Dubai Media Office.
Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëron SHBA-në nëse kërkojnë përshkallëzim
Mbetjet raketore ranë pasi një raketë e nisur nga Irani u neutralizua nga mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, por disa pjesë të raketës përfunduan mbi automjetin e viktimës, duke shkaktuar vdekjen e saj./ORA


