Incident në Nju Jork, piloti i një avioni raporton përplasje me një dron gjatë uljes në aeroport

Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) njoftoi se ka nisur një hetim pasi piloti i një avioni të linjës raportoi se, gjatë fazës përfundimtare të uljes në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy (JFK) në Nju Jork, u përplas me një dron.
“Piloti i fluturimit 948 të JetBlue Airlines raportoi se u përplas me një dron në një lartësi prej 3,000 këmbësh (rreth 1,000 metra), ndërsa ndodhej në fazën përfundimtare të afrimit për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy, rreth orës 07:15 sipas kohës lokale, të hënën, më 29 qershor”, thuhet në deklaratën e FAA-së.
Nga ana e saj, linja ajrore shpjegoi se ekuipazhi i fluturimit që lidh Las Vegasin me Nju Jorkun raportoi një “kontakt të mundshëm me dron”.
“Avioni u ul pa probleme, pasagjerët zbritën pa probleme dhe avioni u nxor jashtë shërbimit për inspektim” dhe kontroll teknik, shtoi ai.
Inspektimi i avionit “nuk tregoi dëmtime”, siguroi FAA dhe linja ajrore, të cilat theksuan se nuk u gjetën “shenja përplasjeje”.
FAA tha se merr më shumë se njëqind raportime për dronë që fluturojnë pranë ambienteve të aeroportit çdo muaj.
Ajo ka vendosur një ndalim për fluturimet me dronë rreth aeroporteve, pranë avionëve dhe helikopterëve, dhe në vende të ndjeshme. Diku tjetër, fluturimet me dronë lejohen përgjithësisht, deri në 400 metra.
Shkelësit rrezikojnë gjoba të rënda dhe dënime penale, të cilat madje mund të çojnë në vite burg.
FAA Statement
— The FAA ✈️ (@FAANews) June 29, 2026
The pilot of JetBlue Airlines Flight 948 reported striking a drone at approximately 3,000 feet altitude while on final approach to John F. Kennedy International Airport around 7:15 a.m. local time on Monday, June 29. A post-flight inspection did not reveal any…
Autoritetet amerikane e kanë bërë luftën kundër sistemeve ajrore pa pilot një pjesë qendrore të përpjekjeve të tyre për të siguruar sigurinë publike gjatë Kupës së Botës për meshkuj, duke shpenzuar disa qindra milionë dollarë për të.
Deri në mes të turneut, ata kishin zbuluar 1,139 dronë në zona të kufizuara dhe “neutralizuar” më shumë se 300, tha të hënën Andrew Giuliani, kreu i Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës 2026.


