Irani godet një tanker amerikan në Gjirin Persik

Bota

Irani godet një tanker amerikan në Gjirin Persik

Garda Revolucionare e Iranit, IRGC njoftoi se ka sulmuar një anije cisternë amerikane në ujërat veriore të Gjirit Persik. Sipas njoftimit, cisterna është përfshirë nga flakët.

Garda Revolucionare e Iranit tha në një deklaratë se gjatë luftës, kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë nën kontrollin e Iranit.

IRGC gjithashtu më herët këtë mëngjes tha se vala e 19-të e operacionit ‘Premtimi i Vërtetë 4’ ka filluar me një operacion të kombinuar me raketa dhe dronë kundër pozicioneve amerikane dhe izraelite në rajon, sipas transmetuesit shtetëror iranian Press TV.

ME TE LEXUARAT