Iu dërgonte mesazhe të papërshtatshme dhe abuzonte seksualisht me nxënësit e saj, MËSUESJA dënohet me…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një asistente mësimore është dënuar me mbi 51 vite burg për abuzime ndaj të miturve.
34-vjeçarja, e identifikuar si Anna Marie Crocker, u shpall fajtore për disa vepra penale, përfshirë sulm seksual ndaj një 12-vjeçari, si dhe përfshirje në raste të tjera me të mitur.
Sipas dosjes hetimore, ajo kishte krijuar kontakte të papërshtatshme me disa nxënës, duke u dërguar mesazhe dhe materiale të ndaluara, ndërsa në disa raste kishte tentuar t’i manipulonte.
Ngjarja u zbulua pasi një nga viktimat raportoi rastin tek autoritetet, duke çuar në nisjen e hetimeve dhe më pas arrestimin e saj në vitin 2024.
Gjatë gjykimit, Crocker pranoi fajësinë për disa akuza të rënda, ndërsa gjykata vendosi një dënim prej 51 vitesh e gjysmë burg. Sipas vendimit, ajo nuk do të ketë mundësi lirimi deri në një moshë shumë të avancuar.
Prokuroria e cilësoi rastin si një shkelje të rëndë të besimit, duke theksuar se kur persona të lidhur me institucionet arsimore përfshihen në veprime të tilla, pasojat janë të rënda dhe afatgjata për viktimat.


