Konflikti SHBA-Iran/ Ali Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

Bota

Konflikti SHBA-Iran/ Ali Khamenei: SHBA-të janë një tigër

Udhëheqësi i ri i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka lëshuar një mesazh të ri , duke përdorur retorikë të ashpër kundër Shteteve të Bashkuara, ndërsa procesi i një marrëveshjeje të re të mundshme midis Uashingtonit dhe Teheranit mbetet i pasigurt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Khamenei i përshkroi Shtetet e Bashkuara si "tigra letre", duke pretenduar se ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre dhe duke hedhur dyshime mbi aftësinë e tyre për të garantuar sigurinë e aleatëve të tyre në rajon. 

Mediat shkruajnë se këto deklarata pasuan një paralajmërim që Ajatollah Khamenei i kishte drejtuar Shteteve të Bashkuara, me rastin e Ditës Kombëtare të Gjirit Persik.

Ai kishte folur për një kapitull të ri për Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se Teherani do ta siguronte rajonin dhe do të eliminonte abuzimet e armikut.

Gjithashtu, Udhëheqësi Suprem Fetar i Iranit vuri në dukje se prania e amerikanëve është arsyeja më e rëndësishme për pasigurinë në Lindjen e Mesme, duke theksuar se stabiliteti mund të arrihet vetëm duke i larguar ata nga rajoni.

ME TE LEXUARAT