Meloni e konfirmon nga Etiopia: Italia do t’i bashkohet Bordit të Paqes si vend vëzhgues

Bota

Meloni e konfirmon nga Etiopia: Italia do t’i bashkohet Bordit të

Meloni, e cila ruan marrëdhënie të mira me Trump, tha se Uashingtoni ka ftuar Italinë t’i bashkohet bordit si vend vëzhgues, gjë që ajo e përshkroi si “një zgjidhje të mirë”.

“Duke pasur parasysh të gjithë punën që duhet bërë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme, një prani italiane dhe evropiane mbetet e rëndësishme”, theksoi Meloni.

Trump, prezantoi zyrtarisht Bordin e Paqes, muajin e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Fillimisht, i konceptuar për të mbikëqyrur rindërtimin e Rripit të Gazës, ambiciet e këtij organi tani janë të paqarta, ndersa Trump ka sugjeruar se ai mund të përdoret edhe për të adresuar konfliktet dhe krizat në mbarë botën.

Shumë vende evropiane e shohin këtë organ si një përpjekje për të minuar Kombet e Bashkuara dhe kanë refuzuar të bashkohen.

Bullgaria dhe Hungaria janë të vetmet vende të Bashkimit Evropian që i janë bashkuar “Bordit të Paqes” për Gazën, të udhëhequr nga SHBA-ja.

Të dy vendet konfirmuan pjesëmarrjen e tyre, që synon rindërtimin pas konfliktit dhe menaxhimin e Rripit të Gazës, si pjesë e një paneli prej 27 vendesh./ORA

ME TE LEXUARAT