"Na jepni një shans të jetojmë"/ Britma dëshpërimi e notarit me kancer në tru drejtuar kryeministrit britanik

Bota

"Na jepni një shans të jetojmë"/ Britma

Një apel prekës i notarit skocez Archie Goodburn ka emocionuar opinionin publik në Britaninë e Madhe. Gjatë një interviste në BBC Breakfast, 25-vjeçari shpërtheu në lot teksa i kërkoi qeverisë të rrisë fondet për kërkimin shkencor mbi kancerin e trurit.

"Na jepni një shans të luftojmë për jetën tonë", tha Goodburn me zërin që i dridhej nga emocionet, duke iu drejtuar kryeministrit britanik me kërkesën për krijimin e një njësie kombëtare të dedikuar për kancerin e trurit.

Notari u diagnostikua rreth dy vite më parë me tumore të paoperueshme në tru. Që prej asaj kohe ai është kthyer në një nga zërat më të fortë në fushatën për rritjen e financimeve dhe zhvillimin e kërkimeve për këtë sëmundje, e cila mbetet shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri te personat nën 40 vjeç.

Goodburn theksoi se vende si Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Kina po zhvillojnë prova klinike që mund të shpëtojnë jetë, ndërsa pacientët në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë akses në shumë prej tyre.

Edhe pse përballet çdo ditë me sëmundjen, sportisti vazhdon të garojë në nivelet më të larta dhe të përdorë popullaritetin e tij për të ndërgjegjësuar opinionin publik. Ai tha se nuk po lufton vetëm për veten, por për të gjithë pacientët që përballen me të njëjtën betejë.

"Kur ndihesh sikur je me shpinë pas murit, ka vetëm një mënyrë: të vazhdosh të luftosh", u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT