Nafta rritet sërish në tregje, disa vende të BE plan masash për të zbutur rritjen e çmimeve

Bota

Nafta rritet sërish në tregje, disa vende të BE plan masash

Pasi Donald Trump kërcënoi të shkatërronte infrastrukturën kritike në Iran nëse nuk lejohen anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit, çmimi i naftës vazhdon të ketë luhatje.

Nafta e papërpunuar u rrit me 76 cent, ose 0.7%, në 108 dollarë për fuçi.

Kjo rritje fillestare erdhi pasi Trump ushtroi presion shtesë mbi Teheranin, duke kërcënuar se do të godiste ura dhe termocentrale të Iranit nëse Irani nuk tërhiqej nga kërcënimi i tij ndaj anijeve që përpiqen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore tregtare kritike.

Si reagim ndaj situatës, disa shtete kanë filluar të marrin masa parandaluese.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të Bashkimit Evropian po monitorojnë rezervat strategjike të naftës dhe kanë paralajmëruar mundësinë e përdorimit të tyre për të stabilizuar tregun.

Sllovenia ka vendosur kufizime në furnizimin me karburant. Qeveria e Pedro Sánchez në Spanjë miratoi një plan prej 5 miliardë eurosh për të zbutur rritjen e çmimeve që do të jetë në fuqi deri më 30 qershor 2026.

ME TE LEXUARAT