E njohur si 'vajza më e bukur në botë', ja sa vjeçe mbushi modelja franceze

Showbiz

E njohur si 'vajza më e bukur në botë', ja sa

Modelja franceze, Thylane Blondeau, e njohur si “vajza më e bukur në botë”, mbushi 25 vjeç të dielën, më 5 prill.

Ajo publikoi një postim në llogarinë e saj personale në Instagram, duke shprehur mirënjohje për njerëzit që e rrethojnë.

Blondeau ndau një foto nga fëmijëria e saj, me mbishkrimin: 

E njohur si 'vajza më e bukur në botë', ja sa


“Dhe papritmas 25. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për këtë jetë të bukur, për familjen time, të fejuarin tim, miqtë e mi, punën time, kompaninë time dhe ju. Sot mungon një person. Mon Gégé. Më mungon dhe të dua.”

Modelja përmendi mungesën e një personi të dashur, Mon Gégé, ose Gérard Kadoche, i cili ishte partneri i nënës së saj dhe vdiq disa muaj më parë.

Thylane Blondeau u bë e njohur që në moshë të vogël, kur në moshën 5-vjeçare pozoi për revistën Vogue. Ajo është vajza e ish-futbollistit Patrick Blondeau dhe aktores dhe prezantueses Veronika Loubry.

ME TE LEXUARAT