Netanyahu komunikon me Trumpin: "Ne do të vazhdojmë të godasim Iranin dhe Libanin

Benjamin Netanyahu ka kontaktuar Donald Trump, pas komenteve të këtij të fundit në lidhje me diskutimet e mundshme për t’i dhënë fund luftës.
Netanyahu tha se sheh një mundësi për të arritur një marrëveshje me Iranin.
Trump beson se ekziston një shans për të shfrytëzuar sukseset e ushtrive izraelite dhe amerikane “për të arritur objektivat e luftës përmes një marrëveshjeje që mbron interesat tona jetësore”, tha kryeministri izraelit në një deklaratë video të publikuar nga zyra e tij.
Kryeministri izraelit deklaroi gjithashtu se Izraeli është i vendosur të mbrojë “interesat e tij jetësore me çdo kusht” dhe se po vazhdon sulmet kundër Iranit dhe Libanit.
“Ne po shkatërrojmë programin raketor dhe bërthamor të Iranit dhe vazhdojmë të godasim fort Hezbollahun”, tha ai. “Vetëm pak ditë më parë, ne eliminuam dy shkencëtarë të tjerë bërthamorë dhe mbetemi gati për luftë”, shtoi ai./Lajmi i Fundit


