SHBA, tentoi të hynte në pronën e Trump në Mar-a-Lago, policia qëllon për vdekje 20-vjeçarin e armatosur

Bota

SHBA, tentoi të hynte në pronën e Trump në Mar-a-Lago,

Një i ri i armatosur është qëlluar për vdekje pasi u përpoq të hynte në pronën e Donald Trump në Mar-a-Lago, sipas Shërbimit Sekret të SHBA.

Djali, i moshës rreth të 20-ave, dukej se ishte i armatosur me një armë gjahu dhe një kanaçe karburanti ndërsa përpiqej të hynte në perimetrin e sigurt, tha Shërbimi Sekret.

Edhe pse Trump shpesh kalon fundjavat në resortin e tij, ai ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë këtij incidenti. Emri i personit që u qëllua nuk është bërë i ditur.

Sipas Shërbimit Sekret, ai “u vëzhgua nga porta veriore e pronës Mar-a-Lago duke mbajtur atë që dukej të ishte një armë gjahu dhe një kanaçe karburanti”. Ai u qëllua nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe një zëvendës i sherifit të Qarkut Palm Beach rreth orës 1:30 të mëngjesit të së dielës, tha agjencia

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT