Pamje apokaliptike/ Flakë gjigante dhe tym toksik, shkrumbohet impianti i riciklimit të plastikës (VIDEO)

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një impiant riciklimi plastik në Tennessee, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke mbuluar zonën me një re të madhe tymi të zi.
Sipas autoriteteve lokale, flakët u përhapën me shpejtësi në ambientet e objektit, duke shkatërruar plotësisht tre ndërtesa.
Tymi i dendur, i konsideruar potencialisht toksik për shkak të materialeve plastike që digjeshin, ka ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve në zonë, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll.
Autoritetet kanë bërë me dije se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për incidentin janë në vijim.
A massive cloud of black smoke has blanketed the U.S. state of Tennessee — a major fire broke out at a plastic recycling plant
— NEXTA (@nexta_tv) May 10, 2026
The flames rapidly engulfed the facility, with thick toxic smoke visible for miles. According to local authorities, the fire completely destroyed three… pic.twitter.com/BziLf0Dbxt


